DISA FJALË

Historia e Kompanisë

Kompania Chatzialexiadis për tregtimin e letrës u themelua në Selanik në Greqi, në 1978 nga Anestis Chatzialexiadis, duke vazhduar historinë 40-vjeçare të kompanisë më të vjetër për tregtimin e letrës në këtë qytet, që ishte themeluar për herë të parë në 1938 nga Stavros Antoniades.

Sot, Nikos Chatzialexiadis drejton kompaninë duke vazhduar eksperiencën 80-vjeçare në tregtimin e letrës; ai vazhdon t’i besojë vlerave më të larta të tregtisë, i vendosur për t’i ofruar klientëve letrat dhe shërbimet e cilësisë më të lartë.

Që prej 1978 kompania ka ruajtur gamën tradicionale të letrave, që përdoren gjerësisht në artet pamore [për printimin cilindrik[1]-të veshura ose jo, etj.] dhe e ka zgjeruar koleksionin e saj me letra të gjeneratës së re, të prodhuara nga prodhues të shquar.

Ndërkohë kompania paraqet një gamë mbresëlënëse të letrave të cilësisë së lartë, duke frymëzuar individët krijues me kërkesat më të larta për të krijuar forma me vlera të reja në komunikimin e formës së printuar.  Kompania importon dhe shpërndan një shumëllojshmëri të madhe letrash të cilësisë së lartë me standarte të larta të cilësisë, miqësore ndaj mjedisit, të prodhuara nga prodhuesit kryesorë europianë [Fedrigoni, Favini, Arjo Wiggins a.o.].

Kompania Chatzialexiadis e tregtimit të letrës vazhdon ta forcojë prezencën e saj në industrinë e tregtisë së letrës dhe në botën e letrës, duke ruajtur vlerat e cilësisë dhe duke qëndruar mendjehapur ndaj sfidave të reja.

Partnerët